Use APKPure App
Get Trashëgimia Kulturore e Prishtinës old version APK for Android
MKRSQendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Prishtinës është institucion i trashëgimisë kulturore që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Hapësira kulturore e Rajonit të Prishtinës, përveç Komunës së Prishtinës – që është bërthama e rajonit - shtrihet dhe në Komunën e Podujevës, Lipjanit, Drenasit, Fushë Kosovës, Graçanicës dhe Obiliqit.
Guida: ‘Trashëgimia Kulturore e Prishtinës’, është realizuar nga Qendra me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Përmes kësaj guide duke e shfrytëzuar teknologjinë mobile, përkatësisht platformat Android dhe IOS, paraqiten disa nga monumentet e Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës si dhe vende identifikuese të Prishtinës, në funksion të promovimit të trashëgimisë kulturore.
Gjatë hartimit të konceptit të Guidës, në funksion të përmbushjes së objektivave të promovimit dhe të gjithëpërfshirjes, qendra ka pasur në fokus të veçantë edhe partnerët e mundshëm si hisedarë të pazëvendësueshëm në komplementarizimin e përvojave, energjive dhe kapacitetit organizativ, në qëllimin e projektit.
Bashkëpunimi me Shkollën Digjitale, në njërën anë ka bërë që guida të realizohet përveç nga profesionistët edhe nga nxënësit e kësaj shkolle. Këta të fundit gjatë gjithë punës, përveç aftësimit që kanë nxënë në fushën e programimit, kanë marrë njohuri edhe për monumentet e Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës.
Last updated on Apr 15, 2018
This is a beta release for testing
Uploaded by
Sergio Nobrega
Requires Android
Android 1.6+
Category
Report
Trashëgimia Kulturore e Prishtinës
4.0 by Shkolla Digjitale
Apr 15, 2018