Our website uses necessary cookies to enable basic functions and optional cookies to help us to enhance your user experience. Learn more about our cookie policy by clicking "Learn More".
Accept All Only Necessary Cookies
Icona Kurani (Albanian)

1.0 by Quran books


Aug 5, 2015

Informazioni su Kurani (Albanian)

Utilizza milioni di app Android, giochi, musica, film, programmi TV, libri, riviste e molto altro su tutti i tuoi dispositivi, in qualsiasi momento e ovunque.

Kurani (shqiptar)

Kurani ose kur'an-i (arabisht: القرآن al-Qurʾān, "lexim, recitim") është shkrimi i shenjtë i fesë islame, i sili siç besojnë myslimanët, përmban fjalë për fjalë zbulesën e Zotit (arabisht: Allahut) ndaj profetit islamik Muhamed nëpërmjet engjëllit Gabriel.

Karakteri thelbësor

Kurani shoqërohet në arabisht nga mbiemri karim (fisnik, i nderuar, me dinjitet).

Ai paraqet për besimtarët myslimanë fjalën e zotit në gjuhën arabe, së cilës i duhet bindur. Çështja nëse kurani është i pakrijuar apo i krijuar, (arabisht: خلق القرآن chalq al-koran, krijimi i kuranit), ka shkaktuar në teologjinë islamike vazhdimisht diskutime të ashpra.

Kurani përbëhet nga 114 sure të emërtuara, nga të cilat 113 fillojnë me basmala-në (arabisht: بسم الله الرحمن الرحيم bi-smi llāhi r-rahmâni r-rahīm, në emër të allahut, të të mëshirëshmit, të përdëllyesit). Kjo shprehje përsëritet një herë në suren 27 vargu 30, duke u përdorur kështu gjithësej 114 herë.

Kurani është hartuar gjatë një periudhe prej pak më tepër se dy dekadash. Sipas vendit të bërjes së zbulesës, bëhet dallim ndërmjet sureve mekkanase dhe medinase. Suret përbëhen nga një numër i ndryshëm vargjesh (arabisht: aya (shumës: āyāt), ku ato, me përjashtim të së parës, janë pothuajse krejtësisht të radhitura sipas gjatësisë, duke u shkurtuar drejt fundit. Gjithësej kurani përbëhet nga 6236 vargje.

Kurani është burimi kryesor i ligjit islamik, të sharias. Burimi i dytë për sharian është ndër të tjera sunna e profetit Muhamed.

Termi arab qur'ān (një lloj emri i rrjedhur nga folja قرأ, qara'a = reciton, lexon) ka më shumë mundësi të jetë një huazim nga sirishtja, ku fjala qeryânâ përdoret me kuptimin „lexim“ („leximi i perikopës“).

Zbulesa

Sipas besimit islamik, kurani është një kopje e „librit të librave“ që ndodhet tek zoti (allahu) (umm al-kitab, shih suret 3:7; 43:4) dhe që iu shkrua profetit Muhamed prej zotit në zemrën e tij gjatë „natës së caktimit“ lailat ul-qadr (sure 97) në vitin 610 pas Kr. Më pas kurani iu vendos (ose zbulua) atij në gjuhë prej kryengjëllit Gabriel.

Sipas tregimit të kushëririt të Muhamedit Ibn Abbas-it dhe nxënësit të tij Muxhahid ibn Xhabr-it, zbulesa e parë u bë në shpellën e malit Hira. Janë pesë vargjet e parë të sures 96, e cila fillon me fjalët:

اقرأ باسم ربّك الّذي خلق = iqraʾ bi-smi rabbika ʾllaḏī ḫalaq

fol në emër të zotit tënd, që ka krijuar!

Në përgjithësi mendohet se Muhamedi nuk dinte as të shkruante, as të lexonte, prandaj besimtarët myslimanë besojnë se kryengjëlli Gabriel i dha atij urdhërin të recitonte ose të thonte atë që i ishte shkruar më parë në zemër. Nga kjo e ka marrë emrin edhe kurani: lexim, recitim.

Sipas traditës islamike të literaturës së sira-s dhe të ekzegjezës së kuranit, tefsir-it, pas zbulesës së parë, Muhamedi doli nga shpella dhe kryengjëlli Gabriel i doli atij përpara në të gjitha drejtimet. Nga kjo ngjarje dritësimi Muhamedi thuhet se u trondit shumë, saqë u kthye duke u dridhur tek gruaja a tij Hadixha në shtëpi, e cila e mbështolli atë me një mbulesë, kështu u zbulua edhe surja 74:

Ti që je mbuluar (me rrobë), ngrehu dhe paralajmëro (njerëzit për ndëshkimin e zotit)! Dhe lëvdo zotin tënd …

Sipas traditës, thuhet se Ali ibn Abi Talib-i ka qenë dëshmitar i zbulesës së parë. Gjatë 22 viteve që pasuan iu zbulua Muhamedit i gjithë kurani, ku shumë vargje u referohen ngjarjeve aktuale të kohës. Vargje të tjera rëfejnë mbi profetët (Adam, Abraham, Noah, Jozef, Moze, Isa ibn Maryam (Jezu Krishti) dhe të tjerë) kurse të tjera përmbajnë rregulla dhe parime të përgjithshme besimi duke iu drejtuar të gjithë njerëzve, edhe jobesimtarëve dhe ndjekësve të feve të tjera.

Prejardhja hyjnore e kuranit duket për besimtarët myslimanë ndër të tjera në gjuhën e tij të paimitueshme, gjë që është edhe arsyeja pse në arabishte bëhet dallim ndërmjet lirikës, prozës dhe kuranit.

Novità nell'ultima versione 1.0

Last updated on Aug 5, 2015

Minor bug fixes and improvements. Install or update to the newest version to check it out!

Traduzione in caricamento...

Informazioni APP aggiuntive

Ultima versione

Richiedi aggiornamento Kurani (Albanian) 1.0

Caricata da

Mohammad Alschami

È necessario Android

Android 1.6+

Mostra Altro

Kurani (Albanian) Screenshot

Commento Loading...
Iscriviti ad APKPure
Sii il primo ad accedere alla versione anticipata, alle notizie e alle guide dei migliori giochi e app Android.
No grazie
Iscrizione
Abbonato con successo!
Ora sei iscritto ad APKPure.
Iscriviti ad APKPure
Sii il primo ad accedere alla versione anticipata, alle notizie e alle guide dei migliori giochi e app Android.
No grazie
Iscrizione
Successo!
Ora sei iscritto alla nostra newsletter.